18:49 / E Mërkurë, 23 Maj 2018 / indeksADMonline

Tre djem aksidentalisht filmojnë vetën teksa mbyten në një pellg (Video 18+)

Ky është momenti i tmerrshëm kur tre burra u gjiruan duke u mbytur, pasi kishin lënë një kamera për të filmuar vetveten.

Chetan Khatik, 28 vjeç, Sudarshan Chandel, 22, dhe Radheyshyam Khatik, 27 vjece, u ndalen për një notim në një pellg lokal gjatë udhëtimit të tyre me biçikletë nëpër Rajsamand në Rajasthan të Indisë Perëndimore.

Përkundër që të tre ishin notar të dobët, ata vendosën të futeshin në ujërat e thellë në Gauri Dham Kund në qytet.

Ata vendosën një telefon celular në anën e pellgut për të xhiruar veten.

Video tre minutshe tregon se si ata mundohen që të shpëtojnë pasi janë futur në ujë, por se në fund që të gjithë fundosen.

Më vonë policia kishte gjetur telefonin celular të tyre dhe kishte parë videon, me të cilin kishin arritur të mësonin se çfarë ka ndodhur me tre djemtë, të cilët thuhet se e njihnin njëri tjetrin mjaft mirë./Indeksonline/