11:08 / E Hënë, 02 Tetor 2017 / indeksADMonline

Tre fitues të Çmimit Nobel për Mjekësi

Çmimi Nobel për Mjekësi në vitin 2017 u është dhënë tre shkencëtarëve “për zbulimet e tyre të mekanizmave molekulare që kontrollojnë ritmin cirkadik”, ose orën biologjike.

Puna e tyre nxori në dritë një nga misteret e mëdha të jetës njerëzore: pse na duhet gjumi dhe si ndodh.

Jeffrey C Hall, Michael Rosbash dhe Michael W Young morën çmimin pasi kuptuan misterin se si jeta gjurmon kohën dhe se si ndryshon në bazë të lëvizjes së diellit.

Ritmet cirkadiane janë mënyrat që trupi rregullohet me kalimin e ditës dhe se procesi mund të ndikojë në gjumin, sjelljen, nivelet e hormoneve, temperaturën e trupit dhe metabolizmin.

Ata tregojnë pse njerëzit me pagjumësi mund të kenë pasoja të tmerrshme dhe rritje të rrezikut të sëmundjeve të ndryshme.

Shkencëtarët zbuluan se të gjitha llojet e gjallesave në tokë mund të rregullojnë orën e trupit duke përdorur diellin, përmes teknologjive speciale në vendosura në trup. Ata treguan se si ora e trupit mund të çrregullojë një sërë funksionesh qendrore, duke përfshirë metabolizmin./Shekulli