08:51 / E Shtunë, 18 Gusht 2018 / indeksADMonline

Tre mungesa në listën e të ftuarve të Valverdes për sfidën, Barça – Alaves

Ernesto Valverde e ka konfirmuar listën me 18 lojtarët e ftuar për ndeshjen hapëse në La Liga sot ndaj Alavesi.

Dy të rinjët që kanë punuar me skuadrën në përgatitjet para-sezonale, Riqui Puig dhe Miranda janë rikthyer te Barça.

Trajneri, Valvede nuk i ka përfshirë në skuadrën e tij tre lojtarë – Thomas Vermaelen, Munir dhe Paco Alcacer, transmeton IndeksOnline.

Mbrojtësi belg nuk do të largohet këtë verë, teksa Munir do të jetë zëvendësimi i Luis Suarez në rast nevoje, teksa Alcacer nuk preferohet në ”Camp Nou”.

Kjo është lista e plotë e lojtarëve të ftuar nga Barcelona për ndeshjen e sotme:

Portierët: Ter Stegen dhe Cillessen

Mbrojtësit: Sergi Roberto, Semedo, Piqué, Lenglet, Umtiti dhe Jordi Alba

Mesfushorët: Sergio Busquets, Rakitic, Arthur, Rafinha, Arturo Vidal dhe Coutinho

Sulmuesit: Leo Messi, Luis Suárez, Malcom dhe Dembélé./IndeksOnline/