13:12 / E Premte, 14 Shtator 2018

Tre prokurorë hetojnë 800 veteranë të dyshuar në Ferizaj

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, ka mbajtur dje takim me prokurorët dhe hetuesit e Njësisë Rajonale të Hetimeve në Ferizaj, ku ka caktuar tre prokurorë të cilët do të merren me trajtimin e listave të veteranëve të luftës, për të cilat po dyshohet për manipulime, transmeton Indeksonline.

Kryeprokurori Jashari, ka kërkuar nga prokurorët dhe hetuesit që të intensifikohen veprimet hetimore sa i përket kësaj çështje, me qëllim të verifikimit të 800 aplikacioneve të dyshuara për vepra penale “falsifikim i dokumentit” dhe “legalizim i përmbajtjes së pavërtetë”.

Vlen të theksohet se Prokuroria Themelore në Ferizaj, është e përkushtuar që të trajtoj çdo rast me serizozitetin më të lartë moral dhe profesional./Indeksonline/

Temat: