07:02 / E Hënë, 16 Tetor 2017 / indeksADMonline

Tre të dyshuar prenë drurë ilegalisht dhe sulmojnë pylltarin

Një pylltar në Komunën e Lipjanit ka vërejtuar se tre të dyshuar kishin prerë drurë ilegaisht.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka informuar se gjersa ishte duke kryer detyrën e tij si pylltar, kishte vërejtur tre të dyshuar meshkuj k/Shqiptar duke prerë drunjë në mënyrë ilegale. Të dyshuarit e kanë sulmuar fizikisht viktimën dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim të policisë.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin./AktivPress