21:14 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Tre të plagosur në selinë qendrore të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) në SHBA (Video)

Tre persona u plagosën pasi një makinë u përplas jashtë selisë qendrore të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë të SHBA.

Të shtënat ndodhën pasi një SUV i zi u afrua në objektin në Fort Meade, Maryland, pa autorizim. Nuk ka ende ndonjë tregues për ndonjë lidhje me terrorizmin, thanë zyrtarët e FBI. Shoferi i makinës, një civil dhe një oficer i policisë së NSA u dërguan në spital, tha agjencia, raporton BBC, transmeton Indeksonline.

Agjenti special i FBI Gordon Johnson tha se të plagosurit u dërguan në spital nga baza e ushtrisë amerikane, e cila është rreth 30 milje (48 km) në veri-lindje të Uashingtonit, pas incidentit të së mërkurës në mëngjes.

“Ne besojmë se nuk ka indikacione se asgjë më shumë se një incident i izoluar i asaj që ndodhi sot këtë mëngjes”, tha zoti Johnson, duke theksuar se nuk ishte terrorizëm. Civilët dhe oficeri i policisë pësuan lëndime jo të rrezikshme. /Indeksonline/