17:56 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Tregu i përbashkët Kosovë-Shqipëri, rritje prej 33 për qind në vitin 2017

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë ka njoftuar se në vitin që lamë pas është shënuar rritje e madhe në shkëmbimin tregëtar midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Sipas tyre, viti 2017 shënoi rritjen më të madhe të shkëmbimeve tregtare midis Shqipërisë dhe Kosovës me 33.3%, transmeton Indeksonline.

Përmes një njoftimi për media, ata kanë njoftuar se gjatë vitit që lamë pas shkëmbimi arriti në masën 202 milionë euro, nga 149 milionë euro që u realizua në vitin 2016.

“Gjatë vitit që lamë pas, shkëmbimi arriti në masën 202 milion EUR, nga 149 milion EUR që u realizua në vitin 2016. Në përqindje, eksportet e Kosovës në drejtim të Shqipërisë u rritën në masën 46.39%, ndërsa, ato të Shqipërisë në drejtim të Kosovës, u rritën në masën 30.34%. Kështu, gjatë vitit që lamë pas Shqipëria eksportoi 176,876,669.79 EUR, ndërsa Kosova 53,293,721.26 EUR. Gladiola Strugaj”, thuhet në njoftimin e tyre./Indeksonline/