10:25 / E Hënë, 30 Korrik 2018

Treni godet veturën afër Klinës (Foto)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Jagodë të Klinës.

Treni ka goditur veturën e tipit ‘Mercedes’ ku siç shihet në foto dëmet materiale janë të konsiderueshme, transmeton Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes është paraqitur menjëherë Policia e Kosovës përderisa nuk ka informacione për të lënduar apo viktima./Indeksonline/