08:45 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Treni përplas vajzën 17-vjeçare në Vorë, dërgohet rëndë në spital

Një vajze është aksidentuar nga treni dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ngjarja ka ndodhur ne zonën e Vorës, një bashki në rrethin e Tiranës, dhe nga te dhënat e para mësohet se vajza ka qenë duke ecur afër shinave kur është përplasur nga treni.

Ajo u dërgua ne spital dhe sipas “News 24” ndodhet në gjendje të rendë per jetën. Ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.