11:55 / E Enjte, 14 Qershor 2018 / indeksADMonline

Trepça 89 del zyrtarisht me emër se kush duhet të jetë pasues i Vokrrit

Pa u bërë ende një javë nga vdekja e legjendarit Fadil Vokrri, skuadrat tani kanë filluar të dalin me emra se kush duhet të jetë pasues i tij në krye të FFK-së.

Trepça 89 është skuadra e parë që ka propozuar emrin e pasuesit të mundshëm të ish të parit të futbollit kosovar.

Sipas Trepçës 89, nënkryetari aktual, Agim Ademi duhet të jetë kryetar i ri i FFK-së.

Më herët gjatë ditës të njëjtën ide e kishin edhe liderët e Lidhjes Ragjionale të Prizrenit e Gjilanit./Indeksonline/