21:16 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Tri alternativa

Shkruan: Sami Haliti 

Për të qenë realist, dhe krejtësisht i sinqertë, duhet pranuar faktin se konfliktet sociale për flamuj, janë tregues të gjendjes së shoqërive pazhvilluara nga aspekti i konsolidimit politik, të apo siq do të i quante Weber-i shteteve patrimoniale. Por e vërteta është kjo që është. Ballkani, ku bëjmë pjesë edhe ne shqiptarët si protagonist reprezentativ të shoqërive të pakonsoliduara, është teatri ku luhet ende kjo lojë e mërzitshme. Prandaj jemi ku jemi dhe jemi çfarë jemi.

Temperamenti ynë është e tillë, shpejt shpërthen dhe po aq shpejt ftohet e bëhet akull. Kur kësaj i shtojmë dinamikën aktuale e jetës së përditshme që imponon një turbo ndryshueshmëri temash që plasohen në mediumet gazetareske, atëherë qartësohet shpejtësia e mbylljes së kësaj teme, e cila megjithatë ka gjasë që të përsëritet në shumë vite të ardhshme në muajve Shkurt. Prandaj duke pasur parasysh këto momente, si konstante reale të këtij problemi, edhe pse fillimisht përceptohet si tematikë e tejkaluar e këtyre ditëve, konsideroj se është e udhës që të i rikthehemi konfliktit të uljengritjeve të flamujve te rrethi i Prishtinës, duke pasur parasysh se simbolikisht kjo dukuri ka reflektim real së paku në tërë Kosovën. Edhe vet ngjyrat e dy flamujve sikur tregojnë një alternim të temperamentit të shqiptarëve. E kuqja dhe e zeza si sinonim i të ngrohtës dhe e verdha e kaltërta si sinonim i të ftohtës. Her zjarr e her acar.

Pra, për shkak se ky problem nuk është zgjidhur në mënyrë racionale dhe pragmatike nga aspketi shoqërorë dhe politik konsideroj se para çfardo pretendimi për të arritur një zgjidhje të mençur dhe politike, do të duhet të i kemi paraysh tri alterativa, të cilat janë ambicje reale, që shpërfaqen si pretendime faktorësh të ndryshëm, çofshin shtete, kore diplomatike apo rrjedhin nga vullneti i popullit të Kosovës.

Alternativa As-As

Sipas kësaj alternative, aty do të duhej të valonte flamuri serb. Megjithëse aktualisht ka më së paku gjasë që të jetësohet, si ambicje është reale dhe nënkupton se as njëri dhe as tjetri flamur aktual që valvitet te rrethi nuk do të duhet të ishte aty. Këtë e di edhe një fëmi i klasës së parë. Duhet pranuar faktin se një shtet i quajtur Serbi qëndron pas kësaj intence, dhe jo pak shtete tjera të botës nuk janë kundër kësaj preference, mes tyre edhe disa shtete që vardisen nëpër Kosovë si miq nën flamurin e NATO-s. Duhet theksuar, se këtë alternativë do e ndihmojnë po ashtu edhe sjelljet jo politike të shqiptarëve, posaqërisht aspektet jopragmatike të politikës ditore.

Altenativa Ose-Ose

Që nënkupton se te rrethi, duhet të qëndroj ose njëri ose tjetri flamur. Kjo çasje paraqet një alternative konfliktuoze mes shqiptarëv dhe nuk është aspak politike. Synimi për të plasuar fundamentet ontologjike të të arsyetuarit të qëndrimit të njërit apo tjetrit flamur, janë të pa sinqerta në vetvehte, dhe kryesisht janë të njëanshme shikuar nga dioptria real politike. Arsyetimi se aty duhet të qëndroj vetëm flamuri kombëtar Shqiptarë pa flamurin e Republikës së Kosovës nuk duket i justifikueshëm së paku për dy arsye. Së pari shqiptarët Kosovën nuk e çliruan vet, dhe së dyti rregullat e lojës së krijimit të shteteve nënkuptojnë që secili shtet duhet të e ketë një flamur të veçantë, gjë që te rasti i Kosovës bëhet edhe më sensitive si çështje, për shkak të pafuqisë sonë polidimenzionale.
Nga ana tjetër arsyetimi se aty duhet të qëndroj vetëm flamuri i Republikës së Kosovës, duhet pranuar se është më tepër qështje formale pa substancë. Pra, sa për të justifikuar anën formale të ekzistencës së një shteti, përmbajtja demografike e të cilit është shqiptare dhe identifikohet me flamurin kuq e zi.
Dhe e tëra çka u duhet shqiptarëve në këtë rast, për të mos funksionuar si komb, është kjo alternative. Ose flamuri Kombëtarë ose ai i Republikës.

Altenativa Edhe – Edhe

Për shkak se dukuritë shoqërore, rrjedhimisht edhe ato politike po ashtu, nuk e kanë ekzaktësinë e manifestimit uniform, sikurse ato natyrore, kjo alternative nënkupton mundësinë për një emancipimi politik të shqiptarëve, gjë që nënkupton një pragmatzëm politik po ashtu, dhe definitivisht presupozon një zgjidhje permanente dhe të qëndrueshme. Armiku kryesorë i kësaj alternative, pos shqiptarëve të pa emancipuar politikisht dhe me gadishmëri përtë shkaktuar ekcese, duket se janë, apo mundë të jetë stafi diplomatik i ambasadave të shteteve të ndryshme .

Sa i përket këtyre të fundit, e gjithë kjo mundë të amortizohet me një formulim të thjeshtë njoftues për ta, e cila mundë të prezantohet si dëshirë demokratike e popullatës për të i parë këta flamuj së bashku.

Sepse…

Flamuri i Republikës së Kosovës pa atë kombëtar, logjikisht dhe realisht nuk do të ekzistonte, dhe e kundërta, edhe Flamuri i Kombëtar Shqiptarë nuk mundë të jetë në kontradiksion me flamurin e Kosovës, sado që ky i fundit do të mundë të ishte “artificial” dhe jo i ngulitur emocionalisht në psiqikën e shqiptarëve, apo sado i imponuar të mundë të ishte. Nuk është ky pozicion vetëm një mes aritmetik mes dy ekstremeve por para së gjithash një përfundim logjik dhe moral.Para së gjithash pragmatizëm politik.

Flamuri i Republikës së Kosovës, simbolikisht është fitore, sado e vogël kjo, politiko ushtarake e shqiptarëve ndaj serbëve. Rrjedhimisht, edhe relacionet mes flamujve te rrethi nënkuptohen vetvetiu në mënyrë intuitive. Shqiptarët e Kosovës zgjodhën Shqipërinë, jo pse ishte më e fortë ekonimikisht, por sepse natyralisht ishte e tyre. Rrjedhimisht edhe logjika ose Flamuri Kombëtar ose ai i Kosovës është logjikë përjashtuese, përderisa logjika edhe-edhe, pra edhe Flamuri Kombëtar edhe ai i Kosovës është zgjidhja logjike dhe etike e cila qëndron.

Edhe politike.

Flamuri i Kosovës është derivat i pranueshëm i një presioni realpolitik, i cili nëse nuk akceptohet politikisht si duhet, do të ishte një idiotizëm politik i yni, për shkak të një mos adaptiviteti politik, si kusht i mbijetesës politike po ashtu.

Shkuar nga aspekti i mosadaptivitetit politik, nuk e kupoj se përse flamuri i Kosovës nuk zë vend në hapësirat publike dhe private në shtetin shqiptarë. Gjë që padyshim paraqet një mungesë pragmatizmi politik po ashtu. Me një pragmatizëm racional minimal, flamuri i Republikës së Kosovës do të duhej të valonte edhe në mes të Tiranës pandërprerë, ashtu siç do të duhej të i zbukuronte tavolinat në dhomat dhe zyret e shqiptarëve të Republikës së Shqipërisë.

Flamuri Kombëtarë Shqiptarë dhe ai i Kosovës nënkuptojnë njëri tjetrin, dhe koegzistenca e tyre është imperativ kategorik.Politikisht kjo koegzistencë do ishte e dëshirueshme (imperaiv hipotetik) edhe mes flamurit serb dhe atij të Kosovës. Së paku për hirë të paqes për gjeneratat e ardhëshme.

Aplikimi i logjikës ose-ose nga shqiptarët është thjeshtë një gabim trashanik politik.Është një apsurd.Padituri e luatjes së rolit të duhur në një momentum politik të caktuar.

Sepse nuk ka një arsyetim me premisa morale që do mundë të e arsyetonte këtë mos-koekzistencë. Prishtina pa flamurin kombëtarë dhe Tirana pa flamurin e Kosovës janë teatër apsurd ku manifestohet një budallallëk politik, që fatëkeqësisht shqiptarët po e luajnë për bukuri, pasi që nuk e marrin në konsiderate alternativën edhe – edhe.