11:14 / E Shtunë, 19 Maj 2018 / indeksADMonline

Tri “bombat” e Juves, dy nga Premierliga, një nga La Liga

Juventus ka paralajmëruar transfere bombastike në javët e ardhshme. Raportohet se skuadra italiane po punon me të madhe që të kryej transferet më herët se vitet e kaluara në mënyrë që të Allegri të komponoi skuadrën që në ndeshjet parapërgatitore.

Emre Can do të jetë nënshkrimi i parë i verës. Ylli i Liverpoolit do të jetë me parametra zero. Pas Can, Juve është në bisedime të avansuara me Moratan.

Sulmuesi i Chelseat po e dëshiron me çdo kusht rikthimin në Serie A. Allegri i ka porositur drejtuesit e skuadrës që të punojnë për të sjellur edhe një mbrojtës të ri, por cilësor.

Bëhet fjalë për yllin e Atletico Madrid, Jose Gimenez. 23 vjeçari ditë më parë ka thënë se do të dontë të provojë veten në një kampionat tjetër./Indeksonline/

Temat: