12:33 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Tri shqiptaret tona sonte në VMA, Rita do ta udhëheq (Foto)

Mbrëmë në Terminalin e 5-të në New York u mbajt koncerti VMA Kickoff, ku performuan dy këngëtaret shqiptare me famë botërore Rita Ora dhe Bebe Rexha.

Ndërsa sot do të mbahet ceremonia e VMAs, me fillim nga ora 21:00.


Kjo ceremoni do të udhëhiqet nga Rita Ora, e cila është edhe e nominuar, të nominuara janë edhe Bebe Rexha e Dua Lipa.

Kështu që sonte do të jemi krenar më shumë se asnjëherë se presim shkëlqimin e tri yjeve tona./Indeksonline/