15:06 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018 / indeksADMonline

Trofeu i Champions League në turnirin kosovar, nderohet legjenda Fadil Vokrri (Foto)

Ka përfunduar një nga turnirët më të mëdha dhe interesant në Kosovë, ai i “Zymerit”.

Ky turnir u zhvillua në Pozheran të Vitisë, kurse finalja mblodhi qindra tifozë, shkruan IndeksOnline.

Finalja u zhvilluar mes klubit të Mercedes Benz dhe Alba/Termoenergjetika, takimin e fituan të parët me rezultat 7-5.

Golat i shënuan futbollistë të njohur për tifozët e futsallit kosovar. Për ekipin fitues golat i shënuan: Jeton Rukovci (2), Getart Hyseni (2) dhe Narcis Alibegu (3). Në anën tjetër golat i shënuan: Festim Alidema (4/futbollist i Llapit) dhe Halit Salihu.

Gjatë finales kishte shumë aktivitete, si dhe u përkujtua dhe u mbajt një minutë heshtje për legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

Po ashtu kjo finale kishte edhe anën humanitare, pasi u kërkua ndihmë edhe për gazetarin, Halil Halili.

Për më shumë shikojeni këtë super organizim nga Turneu Tradicional Zymeri./IndeksOnline/