19:14 / E Hënë, 28 Maj 2018 / indeksADMonline

Truket e grimerëve të Hollywood-it: 10 deri tani më të mirë!

Nuk është e tëra në grimin e shtrenjtë, madje as në duart e afta të grimerëve professional, diçka qëndron edhe në shkathtësinë dhe idenë fantastike. Ata i kanë zbuluar, kurse ne po i vjedhim!

Për disa nga truket në këtë listë, ndoshta keni dëgjuar, ndërsa të tjerët do të ju duken tepër të pakuptimtë, por na besoni dhe provoni, efekti është fantastik.

Kur duam të mësojmë diçka të re dhe vërtetë efektive, atëherë i drejtohemi profesionistëve më të mirë, dhe nuk ka më të mirë se sa grimerët e Hollivudit dhe atyre që bashkëpunojnë me modele të popullarizuara për fotografitë e ballinave dhe paraqitjen në pistë.

Në fakt, pikërisht këtyre yonjave i nevojitet jo vetëm grim cilësorë dhe i qëndrueshëm, por edhe mjeshtër profesioni i cili shpesh do të duhet t’i grimojë në kohë rekord.

Për arritjen e qëndrueshmërisë dhe pamjen e mirë me pak veprime mundet vërtetë vetëm grimeri profesionist i famshëm, por për këtë shërbehet me truke, për të cilët ndoshta kurrë nuk do të ju vinte ndër mend, sepse nuk duken si ide e mirë, por në të vërtetë janë.

Skuqësi si hije

“Para se të vëni hije, mbi qepallat aplikoni pak skuqës. Ndoshta ju duket si ide e çmendur, por provoni, sigurisht se do të befasoheni. Në fakt, pak nuancë rozë apo pink, do ti theksojë sytë tuaj në një mënyrë të re. Në veçanti, nëse këto tone i bashkoni me hijet nudo, neutrale”, shpjegon një nga grimeret e famshme të Beau Nelson.

Një hije që shkëlqen

smerrni një furçë të madhe për aplikimin e bronzuesit apo skuqësit dhe shpërndajeni nëpër mollëza”, këshillon Rob Harmon, grimer i personave të famshëm dhe krijues i produktit kozmetik The magic pads.

Maskara rrezistente nga uji dhe e rregullt

“Maskara rrezistente ndaj ujit është e shkëlqyer për qëndrueshmëri më të gjatë në qerpikë, por shumë më e vështirë për ta hequr nga ajo standard. Truku është si vijon: së pari aplikoni një shtresë të maskarës suaj të rregullt, e pastaj atë rrezistente nga uji. Fshihet më lehtë, kurse qëndron më gjatë”, na zbuloi sekretin Melanie Inglessis, grimerja Olivia Wilde.

Hija kremoze

“Gjithçka që ju nevojitet është një maskarë e mirë, e dendur dhe hija kremoze në kombinim me ngjyrë kafe dhe bronzi për efekt ‘smokey eye’,” thot Mary Greenwell, e cila bashkëpunon me aktoret e A-listës së Hollivudit si Jessica Chastain dhe Rene Zellweger.

Maskara si bazë

“Nëse kam ndërmend të përdori maskarë, ajo do të jetë gjëja e parë që do ta vë në sy, jo e fundit, si zakonisht. Arsyeja pse e bëj këtë është se nganjëherë është vetëm maskara e nevojshme që të ndryshojë fytyra dhe shpesh ju mjafton vetëm ajo. Megjithatë, nëse nuk jam e kënaqur me efektin e vetë maskarës, pastaj vazhdoj me grimimin e fytyrës, por duke përmirësuar pjesë-pjesë, kurse maskara më shërben si bazë. Kështu kurrë nuk mund ta teproni”, thotë grimeri James O’Riley.

Lapsi i buzëve në sy

“Ndonjëherë lapsin për buzë me ngjyrë neutrale e përdori për sy. Në fakt, këto lapsa janë kremozë, lehtë shtrihen dhe shtojnë pak ngrohtësi e cila i mungon vetë hijes. Duket shkëlqyer kur dua të arrij efekt të ngrohtë në sy,” zbulon Vincent Oquendo, grimer i modeleve të famshme, si Belle Hadid.

Eyeliner si shtojcë për qerpikët

“Ky është një truk i thjeshtë dhe shumë efektiv të cilin deri më tani nuk i’a kam zbuluar askujt. Furçën e eyeliner zhyteni në maskarë dhe mbushni boshllëqet mes qerpikëve, do të arrini efekt të qerpikëve të trashë dhe më të errët”, zbuloi grimerja Kelsey Deenihan.

Ujë trëndafili në formë spreji

“Ujë trëndafili, i cili është shumë i dobishëm për lëkurën, e blej në formë spreji. Pas grimimit, për përfundim të pamjes fytyrën e spërkati me këtë ujë. Ai forcon grimin dhe fytyrës i jep një pamje më të natyrshme dhe të freskët”, pohon Lisa Storey, grimere e modeleve të famshme, si Miranda Kerr.

Sfungjerët (shpuzat) për pudratim

“Sekreti im janë sfungjerët me të cilët aplikohet pudra e lëngshme. Megjithatë, unë i përdorë në qepalla. Pas aplikimit të hijes, kurse para përdorimit të maskarës, ato i vendosë në kapak, për ta mbrojtur nga njollat e mundshme të bëra me maskarë”, shpjegon grimeri AJ Crimson.

Baby pudër

“Trukun që kurrë nuk e kam zbuluar, kurse ja tani po ju zbuloj juve, është pudra për fëmijë të cilën me furçë e vendos në mes të dy shtresave të maskarës. Qerpikët do të duken shumë më të dendur. Ky është një truk i mirë që të arrini efektin e qerpikëve të gjatë dhe të dendur, të cilin mund ta arrini vetëm me ato artificial,” zbulon Rocio Matos, grimer profesionist