11:50 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Truket për të pastruar brenda pak minutash bojën e flokëve nga lëkura

Lyerja e flokëve është një proces që jo domosdoshmërisht kërkon ndihmën e një profesionisteje.

Megjithatë cilado qoftë zgjedhja juaj duket se është e sigurtë që do të përfundoni me njolla boje në lëkurë, ndaj për ta parandaluar këtë gjë ose për t’i dhënë zgjidhje Living ndaj me ju të gjitha truket që duhet të dini.

Pigmenti në bojën e flokëve është projektuar për të depërtuar përmes kutikulës së jashtme të flokëve dhe të qëndrojë për një kohë të gjatë dhe në kontakt me lëkurën mund të depërtojë gjithashtu përmes shtresës së jashtme të lëkurës duke i dhënë kësaj të fundit ngjyrën e bojës.

Kini kujdes pasi boja e flokëve mund të shkaktojë acarim ose alergji të lëkurës.

Nëse përdorni kremra me bazë retinoide produkte si acide alfa- ose beta-hidroksi, lëkura juaj mund të jetë më e ndjeshme ndaj substancave të bojës dhe do të depërtojë me lehtë.

Parapërgatisni lëkurën tuaj.

Para se të lyeni flokët lyeni vijën e parë të flokëve , pas veshit dhe qafen me vazelinë.

Mund të aplikoni gjithashtu dhe vaj kokosi.

Nëse lëkura ju ndotet me bojë mund ta hqini fare lehtë me ujë tonnik për lëkurën ose një produkt me bazë alkooli.

Pas alkoolit është e rëndësishme të hidratoni barrierën e “dëmtuar” duke aplikuar një krem hidratant. Burimi:GoodHouseKeeping.