13:23 / E Enjte, 12 Korrik 2018

Trump kërcënon me tërheqje nga NATO?

Presidenti amerikan Donald Tramp nuk ka kërcënuar të tërhiqet nga NATO sot, pavarësisht fjalëve të vështira që ka bërë në samitin në Bruksel ndaj aleatëve, pasi ata nuk shpenzojnë shumë në mbrojtje, transmeton Reuters duke iu referuar burimeve brenda takimit.

Trump ngriti tonin gjatë një takimi me dyer të mbyllura, posaçërisht duke veçuar Gjermaninë, Spanjën dhe Belgjikën.

Ai vuri në dukje angazhimet e mëdha financiare nga aleatët e NATO-s si një masë e suksesit të tij, megjithëse nuk ishte menjëherë e qartë se cilat zotime specifike ai siguroi dhe presidenti nuk pranoi të elaboronte më tej se duke thënë se aleatët e NATO-s do të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen dhe më shpejt.

Trump gjithashtu vuri në dukje progresin gjatë vitit të fundit, përpara këtij samiti të NATO-s.

“Ne morëm 33 miliardë dollarë më shumë,” tha Trump, duke treguar për angazhime të mëdha financiare.

Trump këmbënguli se “të gjithë në atë dhomë u bashkuan”, duke iu referuar aleatëve të NATO-s.