18:17 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Trump vendosë tarifë 10% për produktet e Apple që shiten në Kinë

Administrata Trump tani ka imponuar një tarifë prej 10 përqind të importit në pajisjet teknologjike në produktet që importohen në Kinë. Kjo tarifë do hyjë në fuqi që nga 24 shtatori.

Ky është lajmi më shqetësues për kompaninë Apple e cila importon miliarda dollarë produkte në Kinë. Javën e kaluar, Apple i dorëzoi një letër Përfaqësuesit të Tregtisë të SHBA , duke kundërshtuar tarifat.

Cook gjithashtu ka pasur takime të shumta me Trump. Madje presidenti i ka premtuar shefit të Apple se kjo tarifë nuk do të vlejë për Applen. Ky vendim mund të shtyej Applen që të rrisë çmimin e produkteve në Kinë./Indeksonline/

Temat: