18:24 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Trupi i pajetë i Ivanoviqit arrin në selinë e partisë së tij (Video/foto)

Trupi i pajetë i Oliver Ivanoviqit ka arritur në selinë e partisë së tij në veri të Mitrovicës.

Vetëm pak qaste pasi përfundoi autopsia e tij ku u gjeten gjashtë predha të pistoletës, Ivanoviq është sjell aty ku punoi dhe veproi gjatë.

Në këtë vend nuk dihet se sa do të qëndroi sikurse ende nuk dihet se kur saktësisht do të varroset ai.

Ekipi i Indeksonline ndodhet në selinë e partisë së Ivanoviqit “Liria, Demokracia, Drejtësia” [SDP] në veri ku edhe po i përcjell zhvillimet pas vrasjes së liderit të serbëve në këtë pjesë./Indeksonline/