10:44 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

Tuchel largon katër super-futbollistë nga Parisi (Foto)

Trajneri i ri i Paris Saint Germain, Thomas Tuchel ka filluar të mendoj për sezonin e ri.

Gjermani u zyrtarizua si trajner i PSG-së para disa dite dhe menjëherë ka filluar ta “spastroj” skuadrën, transmeton IndeksOnline.

Sipas mediave në Francë, Tuchel ka menduar t’i largoj katër super-futbollistë.

I pari duket se do të jetë legjenda e Brazilit, Dani Alves, pas tij edhe, Layvin Kurzawa, Thomas Meunier dhe Yuri Berchiche.

Përveç ish-mbrojtësit të Barcelonës, që ka 35-vite, të tjerët janë lojtarë të rinj dhe me përvojë. Kjo ka bërë që klubet e mëdha të gjuhën në “peshkim” për yjet që Tuchel pritet t’i largoj nga “Parku i Princave”./IndeksOnline/