Tuchel po kërkon asistent për n’PSG, ia “rrëmben” klubit gjerman (Foto)
Thomas Tuchel, është afër të zyrtarizohet te skuadra e tij e re, Paris Saint Germain.
Ish-trajneri i Borussia Dortmundit, thuhet se ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me gjigantin francez, transmeton IndeksOnline.
Sipas mediave në Gjermani, 44-vjeçari është duke kërkuar një asistent/trajner për ta marrë me vete në Francë.
Madje ai po tenton t’ia “rrëmbej” skuadrës së Leipzigut, asistentin, Zsolt Low.
38-vjeçari është bashkëpunëtor i trajnerit Ralph Hasenhuttl që nga viti 2015. Ish-futbollisti i Kombëtares së Hungarisë, në vitet 2012/14 ishte asistent te skuadra e Salzburgut.
Kujtojmë se Tuchel u kërkua nga shumë skuadra europiane, përfshi; Chelsean dhe Arsenalin. Ai do të jetë zëvendësues i Unai Emeryt, i cili fitoi titullin e Ligue 1, por dështoi ta kualifikojë tutje në Ligën e Kampionëve./IndeksOnline/