08:31 / E Shtunë, 06 Janar 2018 / indeksADMonline

Turan gjendet para një udhëkryqi

Everton, Milan apo Chicago Fire? Këto janë destinacionet e mundshme për Arda Turan.

Arda Turan u transferua në Barcelonë nga Atletico Madridi në verën e vitit 2015 duke bërë bujë të madhe, por asnjëherë nuk arriti pritshmërinë e klubit katalunas dhe tashmë largimi nga Camp Nou është i pashmangshëm.

Sipas Daily Mail edhe Chicago Fire ka hyrë në garë për 30 vjeçarin, që besohet se për të interesohen Milani dhe Evertoni, transmeton Gazeta Express.

Turan nuk ka luajtur për asnjë minutë këtë edicion me Ernesto Valverden, teksa është ftuar vetëm një herë në një ndeshje, duke mbetur vetëm në stol.

Turan mund të jetë transferimi i radhës për Chicago, që blen Bastian Schweinsteigerin për 4.5 milionë dollarë.