13:19 / E Hënë, 25 Qershor 2018 / indeksADMonline

Turistet bëjnë “vallëzim seksi” para xhamisë, ky është veprimi që ndërmorën myslimanët (Video)

Një xhami malajziane ka ndaluar vizitat e turistëve, pasi u shfaq një video e dy vizitorëve femra të cilat ishin gjysmë të zhveshura dhe bënin lëvizjes seksuale para xhamisë.

Në video shihen dy gra të veshura me pantallona të shkurtër, duke vallëzuar mbi një mur të vogël rreth xhamisë kryesore në qytetin e Kota Kinabalu, në shtetin Sabah të ishullit Borneo.

Banorët dhe grupet myslimane lokale u zemëruan nga lëvizjet e rrezikshme të grave, dhe xhamia tani ka ndaluar të gjithë turistët./Indeksonline/