20:02 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Twitter bllokon reklamimin e ICO-ve

 Twitter do të ndalojë reklamimin e monedhave kriptografike në platformën e saj duke ju bashkuar nismës së Facebook dhe Google kundër kësaj industrie.Ndalimi do të hyjë në fuqi për ofertat fillestare të monedhave (ICO). Politika e reja, implementimi i të cilës nuk dihet kur do të realizohet, do të ndalojë reklamimin e ICO në Twitter.

Pozicioni i Twitter është i qartë që prej një muaji kur tha se do të merrte masa për të parandaluar mashtrimet me monedhat kriptografike.

Facebook ka nisur fushatën anti ICO që nga fillimi i vitit ndërsa Google paralajmëroi se që nga Qershor-i do të nisë bllokimi i reklamave për ICO-të.

Rregullatorët kanë ngritur prej kohësh alarmin për rregullimin e monedhave kriptografike por grupi i G20-ës nuk gjeti konsensusin javën e kaluar.