22:00 / E Enjte, 30 Gusht 2018 / indeksADMonline

Twitter ju sugjeron se kujt duhet ti bëni “Unfollow”

Twitter ka testuar një tipar që ju sugjeron përdoruesit që duhet të ndaloni së ndjekuri. Testimi ka zgjatur vetëm disa ditë. “Ne e dimë që njerëzit në Twitter duan një kohështrirje sa më efektive.

Një mënyrë për ta bërë këtë është duke hequr njerëzit që nuk angazhohen rregullisht, ” thotë një deklaratë e Twitter dhënë për The Verge.

Twitter aktualisht është përfshirë bashkë me rrjetet e tjera sociale dhe kompanitë e teknologjisë në një polemikë mbi paragjykimet e perceptuara liberale.

Presidenti Donald Trump dhe figurat të tjera pretendojnë se platforma në mënyrë të padrejtë persekuton zërat dhe lajmet konservatore përmes praktikave të ndryshme.

Këtë javë, Trump ka rritur sulmet e tij ndaj kompanive të teknologjisë, duke deklaruar se rezultatet e kërkimit të Google janë të njëanshme ndaj konservatorëve, duke nisur një shpërthim pyetjesh për anëtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresin nëse do të ndodhë ndonjëherë një hetim i duhur për anshmërinë liberale të Silicon Valley.

Temat: