12:54 / E Mërkurë, 11 Prill 2018 / indeksADMonline

Tyson analizon luftën e mundshme, Joshua – Wilder: “Meçi përfundon me nokaut”

Mike Tyson, legjenda e boksit amerikan ka analizuar luftën e mundshme mes Anthony Joshuas dhe Deontay Wilderit.

Në një intervistë, ish-kampioni botëror tha se boksieri amerikan po shkon duke u përmirësuar, kurse ai britanik “jo”, shkruan IndeksOnline.

Për herë të parë në karrierë, Joshua shkoi në 12 raunde, në luftën kundër Joseph Parker, ndërsa Wilder pa problem kaloi edhe pengesën, Luis Ortiz.

“Joshua dukej si djalosh i cili po kërkonte të bëhet kampion i padiskutueshëm, por në luftën e tij të fundit ai më ka befasuar. Kurse, Wilder po shkon duke u përmirësuar në çdo meç”, ka thënë Tyson.

Në rast se ndodh një meç mes Joshuas dhe Wilderit, atëherë sipas Tysonit kjo luftë përfundon me nokaut.

“E përsërisë, Wilder po përmirësohet. Nëse këta dy përballen atëherë do të ketë një nokaut dhe fitore për amerikanin”, përfundoi 51-vjeçari.

Së fundi Joshua e zbuloi se ka bërë gati një ofertë për amerikanin që të luftojë me të për katër rripat./IndeksOnline/