18:51 / E Diele, 25 Shkurt 2018 / indeksADMonline

U dogj dhe humbi dorën por ngrit pesha që rrallë kush mundet! (Foto)

Në moshën 10-vjeçare, Diego Hernandez mbet në koma për gjashtë muaj pasi u lëndua nga një kabllo e tensionit të lartë.

Si rezultat, ai humbi dorën e tij të majtë dhe vetëm ka përdorim të kufizuar të saj dhe megjithatë ai është një mjeshtër në ‘deadlifts’ e shumë të tjera.

Aksidenti gjithashtu rezultoi që Diego vuante nga djegia e shkallës së tretë mbi 75 përqind të trupit të tij, transmeton Indeksonline.

“M’u desh të përshtatesha dhe të mësoja se si të ecja përsëri, unë humba numërimin e asaj se sa operacione janë bërë në mua dhe duke shikuar prapa atë tani unë nuk e di si një fëmijë dhjetëvjeçar mund të përballonte këtë”, ka thënë ai.

“Të jetosh pa duar ka qenë shumë e vështirë”, ka thënë ai pasi dora e tij e djathtë është dëmtuar.

“Përpjekja për të gjetur punë është e vështirë, pasi ata vetëm thonë se do të thërrasim. Mendoj se është diçka që ka të bëjë me gjendjen time.Familja dhe miqtë më kanë ndikuar të ndihem normal, sepse ata nuk më turpërojnë ose nuk më trajtojnë ndryshe vetëm pse kam humbur dorën.”, ka shtuar ai.

Por pavarësisht të gjithave ai ka ndërtuar një trup fantastik, duke ushtruar vazhdimisht.

“Fillimi ishte mjaft i vështirë sepse kishte shumë ushtrime që nuk mund të bëja. Kam gjetur mënyra për t’u adaptuar kështu që unë mund të inkorporoj më shumë stërvitje në rutinën time. Tani për tani, kam një krah të prostatës që më lejon të bëj shumë më tepër dhe jam shumë i lumtur me gjithçka deri tani”, ka thënë ai.

Diego tani ngre 152kg, mund të mbledhë 142kg dhe të shtypë 79kg./Indeksonline/

Temat: