22:07 / E Hënë, 16 Korrik 2018 / indeksADMonline

U fejua Flori Mumajesi?! (Foto)

Kantautori i njohur i skenës muzikore shqiptare, Flori Mumajesi duket se ka vendosur të bëjë zyrtare lidhjen e tij.

Por, ai është treguar mjaft diskret lidhur me këtë çështje.

Nuk e ka bërë publike fare emrin e gocës të cilës ia ka vendosur unazën, shkruan Indeksonline.

Në një foto të publikuar së fundmi në llogarinë e tij në Instagram, Flori shihet që ia ka kapur dorën një femre, e cila tashmë ka unazën në dorë.

Kujtojmë se Flori është përfolur të jetë në lidhje serioze me moderatoren e emisionit “Prive”, Liberta Spahiun, shkruan Indeksonline.

Deri më tani asnjëri nga ta nuk kanë folur për këtë temë, por mediat vazhdimisht kanë shkruar për një lidhje dashurie mes tyre.

Por, dilema mes një lidhje të mundshme mes tij dhe këngëtares Shkurte Gashi ka kohë që kanë lindur. Është vet Shkurtja ajo që ka publikuar më herë një foto me Florin dhe ka vendosur një emotion me zemër, shkruan Indeksonline.

Megjithatë ia lëmë kohës deri sa Flori të ndjehet i gatshëm për ta bërë publike zonjën e tij të zemrës./Indeksonline/