19:47 / E Premte, 20 Korrik 2018 / indeksADMonline

U jepet lamtumira e fundit babë e bijë në Llukë të Epërme të Deçanit

Të premten, në Llukë të Epërme të Deçanit, me pjesëmarrjen e një numri shumë të madh të qytetarëve, ju dha lamtumira e fundit 26 vjeçarit Valon Memaj dhe vajzës së tij 5 vjeçare, Luisa Memaj.

Valoni dhe vajza e tij u aksidentuan, me 16 korrik të këtij viti, në Dunningen të Gjermanisë.

Ndërsa me lëndime te rënda në trajtim intensiv mjekësorë ndodhet vajza e vogël, Albina 2 vjeçare.

Ndryshe, sipas mediave gjermane, BMW-ja të cilën po e ngiste shqiptari nga Kosova  është përplasur në mënyrë ballore me një kamion. Aksidenti tragjik ndodhi të hënën në mëngjes në orën 11 në rrugën kryesore pranë daljes Dunningen East: BMW u përplas kokë me kokë me një kamion.

Makina e 26-vjeçarit kishte ardhur në korsinë e kundërt dhe u godit rëndë ballë për ballë me kamionin. Shoferi erdhi nga drejtimi i Hochwald, ndërsa kamioni i përfshirë nga Schramberg./Indeksonline/

Jepen detajet e varrimit për viktimat kosovarë që vdiqën tragjikisht në Gjermani