09:28 / E Hënë, 19 Mars 2018 / indeksADMonline

U komentua për poza provokative, reagon Albërie Hadërgjonaj: Ma vodhën passwordin e Instagramit (Foto)

Albërie Hadërgjonaj është një nga këngëtaret më të dashura dhe më të pëlqyra shqiptare. Krahas famës që ka, ajo shpesh komentohet edhe për paraqitjet skenike, veçmas për linjat trupore që shpesh janë konsideruar si të një njëzet vjeçareje, shkruan Indeksonline.


Dje në mediat rozë dhe rrjete sociale ka qarkulluar një fotografi ku këngëtarja shfaqej vetëm me fustan nate, e ku ajo dukej tejet joshëse. Mirëpo kjo fotografi po del se nuk është postuar nga vet Albëria, pasi që ajo sot ka reaguar, duke treguar që dikush ia ka hakuar rrjetin e saj social Instagram.

Ky është reagimi i këngëtares: