07:49 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

U lënë emra fëmijëve nga personazhet e Game of Thrones

Sigurisht se thuajse çdo vit secili vend ka emrat më të përdorur, pra që prindërit zgjedhin më së shumti t’u vendosin fëmijëve të tyre.

Por në vitin 2017 thuhet se dy emrat më të përdorur ishin: Olivia dhe Oliver, sipas hulumtimit nga Zyra për Statistikat Kombëtare.

Shifrat tregojnë gjithashtu një rritje të mprehtë të emrave të frymëzuar nga shfaqjet televizive si Game of Thrones (GOT) dhe filma të animuar si Moana, transmeton Indeksonline.

‘Khaleesi’, i cili ishte titulli i dhënë karakterit të vrasjes së dragoit Emilia Clarke, ka pasur një rekord prej 76 herë përdorim në Britani të Madhe.

Të tjerët u quajtën edhe  Daenarys, që është emri i vërtetë i personazheve.

Por emri më i nderuar i Game of Thrones u dëshmua se ishte Arya. Arya ka qenë gjithashtu popullor në vitet e mëparshme, dhe parashikohet të jetë në vendin e 18-të për më të pëlqyerit edhe në vitin e ardhshëm./Indeksonline/