07:44 / E Mërkurë, 04 Prill 2018 / indeksADMonline

U ndamë për gjashtë javë, gruaja më tradhtoi me tre meshkuj

Përderisa ne ishim në një ‘pushim’, gruaja ime kishte bërë seks me tre meshkuj të tjerë dhe kjo po na pamundëson të kthehemi së bashku.

E di se është hipokrizi sepse unë e kam tradhtuar atë më vite. Unë jam 39 vjeçar e ajo 38 dhe kemi dy vite martesë. Nga kjo martesë kemi dy djem.

Ne të dy u afruam me njëri tjetrin para katër vite kur asaj sapo i kishte vdekur burri në aksident trafiku. Atëherë ajo ishte 27 vjeçare.

Një natë gruaja ime doli ndërsa ajo më ftoi në banesë. Mora një shishe verë dhe pimë. E putha atë dhe përfunduam në shtrat. Pas asaj ne u takuam rregullisht.

I thash asaj se nuk do e lija gruan, por pas tre muajsh ajo e zbuloi. Ajo u largua nga unë por pas gjashtë javësh ramë dakord ta provojmë përsëri.

Një natë prej netësh duke biseduar ajo më tregoi se më kishte tradhtuar për seks me tre meshkuj tjerë. Nuk ma kishte marr mendja ndonjëherë se do më tradhtonte.

Nuk e di a duhet t’ia fal dhe të vazhdoj me të.

Këshilla e psikologes:

E ke mundësinë t’i rregullosh gjërat andaj mos lejo që një hipokrizi si kjo të prish lumturinë tuaj.

Nëse do që martesa juaj të funksionojë atëherë ndonjëherë duhet t’i mbyllim sytë.

Ajo të ka treguar se e ka bërë vetëm për seks andaj le të kalojë kjo gjë./Indeksonline/