23:27 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

U quajt babagjyshi i marijuanës, burg për shqiptarin që u kap me 600 mijë euro drogë

Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi iu gjetën 96 kilogramë drogë e llojit marihuanë dhe 600 mijë euro.

Tregtari i drogës, me iniciale E.H. 24 vjeç, kishte shkuar në Itali me vizë turistike ndërsa tani ai është në burg në Mantua.

Mediat italiane e përshkruajnë arrestimin e tij, si arrestimi i babagjyshit të marihuanës.

Gjykata ka marrë vendimin për ta dënuar shqiptarin me katër vite burg. /albeu.com/

Temat: