18:29 / E Diele, 07 Janar 2018

Udhëtari shpërndau nevojën nëpër tualet, detyroi aeroplanin të bënte ulje emergjente (Video)

Fluturimi nga Çikago për në Hong Kong, ka bërë ulje emergjente në Alaskë, pasi një udhëtar shpërndau nevojën e tij nëpër muret e tualetit të aeroplanit.

Vietnamezi 22-vjeçar, që kishte pasaportë amerikane, është shoqëruar i prangosur përjashta, megjithëse nuk kishte sjellje të dhunshme, transmeton Telegrafi.

“Gjatë tërë kohës e tundte karrigen, më pas zbrazi një birrë në dysheme” ka thënë njëri nga të pranishmit që e kishte pranë.

Me të shkuar në tualet, ai e ka shpërndarë me duar nevojën nëpër mure dhe më pas ka hequr bluzën, për ta lëshuar në guaskë.

Pas aterrimit, pasagjerët janë dërguar në një aeroplan tjetër, teksa atë e kanë dërguar për një kontroll nervor në spital.