19:01 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

UEFA akuzon Atalantan sherri i Batshuayit

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë “UEFA” ka akuzuar skuadrën e Atalantas për abuzime racor.

Gjatë ndeshjes Atalanta – Borussia Dortmund, ishin dëgjuar disa thirrje raciste drejtuar futbollistit belg, Michy Batshuayi.

I huazuar nga Chelsea, Michy kishte publikuar një ankesë në Twitter, kinse mori thirrje të rënda raciste.

Kështu, UEFA e ka shqyrtuar këtë ankesë dhe ka akuzuar klubin italian për thirrjet raciste që i kanë bërë në drejtim të futbollistëve kundërshtarë.

Në atë ndeshje skuadra e Borussia Dortmundit siguroi kualifikimin për në raundin tjetër të Europa Ligë./IndeksOnline/