19:13 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

UEFA hedh poshtë akuzat për thirrje raciste/ Batshuayi: Ishte vetëm një zhurmë majmunësh, kujt i intereson?

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka hedhur akuzat për dyshim racist ndaj sulmuesit të Borussia Dortmundit, Michy Batshuayi.

Futbollisti i huazuar nga Chelsea pas takimit kundër Atalantas, akuzoi tifozët italian, kinse këta të fundit kënduan këngë raciste, transmeton IndeksOnline.

UEFA hapi një hetim, por pas pak javëve hodhi të gjitha akuzuat për shkak se nuk u gjet asnjë dëshmi.

Madje Dortmundi ka marr një dënim 40 mijë eurosh, përkundër Atalantas që është dënuar vetëm 34 mijë euro.

Për këtë ka reaguar sulmuesi i Belgjikës, Batshuayi.

“Ishin vetëm disa zhurma majmunësh, kujt i intereson? Jemi në vitin 2018”, ka shkruar Michy./IndeksOnline/