19:16 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

UEFA i dërgon mesazh Agim Ademit: Ne jemi në dispozicionin tuaj, trokitni në derën tonë për mbështetje

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka dërguar mesazh për Presidentin e ri të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

FFK-ja të premten e kaluar zgjodhi Presidentin e ri. Vendin e të ndjerit, Fadil Vokrri e zuri Agim Ademi, shkruan IndeksOnline.

Ademi ka marr shumë urime nga njerëz kompetent të futbollit, por së fundmi nuk ka munguar edhe urimi i Presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin.

“I nderuar zoti President. I dashur Agim, ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj unanime si President i Federatës së Futbollit të Kosovës. Të gjithë jemi të bashkuar në pikëllimin tonë pas humbjes së papritur të mikut dhe kolegut tonë, Fadilit. Unë jam i sigurt se ai do të ishte i lumtur të ju shihte juve se jeni zgjedhur President i FFK-s. UEFA është familja juaj e futbollit dhe ju e dini se mund të trokitni në derën tonë për mbështetje”, shkruhet në urimin e dërguar nga Presidenti i UEFA-s.

Kujtojmë që Agim Ademi do të jetë President i FFK-së për katër vitet e ardhshme./IndeksOnline/