17:08 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

UEFA kërkon siguri, fillon instalimi i rrethojave të hekurta (Foto)

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka kërkuar siguri te stadiumi i Prishtinës.

Kjo është një gjë shumë e rëndësishme për ndeshjet e organizuar nga UEFA, prandaj kanë filluar punimet për instalimin e disa rrethojave (të hekurta) përreth stadiumit, shkruan IndeksOnline.

Kujtojmë se “Stadiumi i Qytetit” pritet të jetë i gatshëm gjatë muajit maj.

Stadiumin përveç klubit Prishtina, do ta përdorë edhe Përfaqësuesja e Kosovës./IndeksOnline/

Temat: