20:41 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

UEFA prezanton skuadrën e sezonit në Ligën e Kampionëve (FOTO)

Faqja zyrtare e UEFA ka prezantuar sot pasdite skuadrën e sezonit në Ligën e Kampionëve.

Janë zgjedhur 18 futbollistët më të mirë të garës më të rëndësishme për klube në Evropë, shkruan indeksonline.

Kampionët e kësaj gare, Real Madrid kanë tetë futbollist prezent në këtë skuadër.

Nga Liverpooli janë futur tre futbollist, dy nga Roma, dy nga Bayern dhe nga një nga Barcelona, Juventus dhe Manchester City.

Gjatë ditëve në vijim do të prezantohet edhe formacioni i sezonit. /IndeksOnline/