17:06 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

UEFA “shkatërron” Skënderbeun, 10 vite jashtë Europës

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka vendosur të dënojë me 10 vite përjashtim nga aktivitetet europiane skuadrën e Skënderbeut, siç kishin kërkuar edhe komisarët në komisionin e Etikës dhe Disiplinës në UEFA, për çështjen e trukimeve.

Dënimi është dhënë në datën 21 mars, dhe syri.net tregon vendimin me dokumentin e mëposhtëm. Përveç dënimit, korçarët janë dënuar edhe me një gjobë prej 1 milionë euro. Skënderbeu mësohet se ka 60 ditë afat që të kundërshtojë këtë vendim të rëndë, që e shkatërron si klub.