16:28 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

UEFA vendos, ndeshja mes Kosovës dhe Azerbajxhanit zhvillohet sipas planit

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka vendosur që ndeshja mes Kombëtares së Kosovës në grupmoshat U21 dhe Azerbajxhanit të zhvillohet sipas planit.

Bora e madhe dhe e befasishme në Kosovë ka mundur shumë lehtë ta pezulloj takimin e sotshëm që zhvillohet në stadiumin “Adem Jashari”, Mitrovicë.

Megjithatë Federata e Futbollit të Kosovës me punën e bërë, ka laruar borën nga fusha duke mundësuar që kjo ndeshje të zhvillohet sonte nga ora 19:00, ashtu siç ishte planifikuar.

Kujtojmë se KosovaU21 gjendet në grupin e 5’të dhe ka të grumbulluar 7 pikë./IndeksOnline/