14:33 / E Martë, 19 Qershor 2018 / indeksADMonline

UEFA viziton stadiumin e Prishtinës, flet Iber Alaj (Video/Foto)

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ishte e pranishme edhe njëherë tjetër në stadiumin e Prishtinës.

Ata inspektuan punimet në stadiumin kryeqytetas i cili është afër të bëhet gati për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

IndeksOnline foli me drejtorin i Departamentit të Sportit, Iber Alaj i cili tha se punimet po vazhdojnë në mënyrë të rregullt.

“Sot patëm vizitë speciale nga UEFA, të cilët e monitorojnë punën dhe ecurinë e punimeve në bazë të planit dinamik. Ne jemi duke punuar që kjo të realizohet në bazë të kontratës dhe planit dinamik. Kështu që ne jemi duke punuar që ky stadium të bëhet i gatshëm.

“Në bazë të disa dekodimeve që kemi pas do të bëhet një ndeshje testuese për stadiumin. Dhe në këtë ndeshje do të jenë edhe zyrtarët e UEFA-së për ta shikuar se a do të jetë gati stadiumi. Pritet që pas pranimit teknik të ketë edhe ndeshje testuese”, ka thënë Alaj.

Ai po ashtu tha se është në pritje që ky stadium ta merr emrin e legjendës, Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë gjatë këtij muaji.

“Ne jemi duke pritur një gjë të tillë. Kështu që Komuna si pronar duhet të propozoj te asambleja komunale që stadiumi ta merr emrin e Fadil Vokrrit”, shtoi drejtori./IndeksOnline/