09:43 / E Mërkurë, 02 Maj 2018 / indeksADMonline

Ulreich i vetmuar! Real – Bayern, më shumë se një ndeshje (Foto)

Skuadra e Bayern Munchen është eliminuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi u mposht nga kampioni në fuqi, Reali i Madridit.

Ndeshja e mbrëmshme përfundoi me rezultat të barabartë 2 me 2, shkruan IndeksOnline.

Edhe pse më e mira në fushë ishte kampioni gjerman, në finale për herë të tretë radhazi shkon ekipi i Realit.

Bayerni e nisi mrekullisht ndeshjen në “Santiago Bernabeu”, me golin e Kimmich. Por, vetëm pak minuta në skenë doli sulmuesi francez, Karim Benzema.

Në pjesën e dytë, portieri Ulreich bëri gabimin jetik, dhe skuadra e Madrdit kaloi në epërsi 2 me 1.

Në minutën e 63’të, skuadra mysafire barazoi 2 me 2 rezultatin me anë të James Rodriguezit, por nuk mjaftoi pasi skuadra e tij u eliminua.

Pas ndeshjes futbollistët e klubit spanjoll festuan pa ndalë, kurse ata gjerman, nuk arrinin ta besonin eliminimin.

Këto imazhe në fund e tregon më së miri se mbrëmë nuk ishte vetëm një ndeshje!/IndeksOnline/