19:30 / E Premte, 06 Prill 2018 / indeksADMonline

Ultimatumi i SBASHK-ut: Keni kohë deri në këtë datë ose grevat s’ndalen!

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka paralajmëruar grevë gjenerale në tërë sistemin arsimor në rast se pas datës 13 prill nuk rregullohet përfundimisht çështja e njohjes së kontributit për mësimdhënësit e viteve të 90-ta.

Kështu ka deklaruar për “Indeksonline”, Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari.

Ai ka treguar se çka kanë diskutuar dje në takim me Ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqin lidhur për këtë çështje.

Sipas tij, ekzekutivi kosovar e ka “trenin e fundit” që Ligjit për Punëtorët e Arsimit- Shqip që punuan në vitin shkollor 1990-99, ti thotë “Po”.

“Ne kishim takim me Ministrin, Bytyqi pasi që dje kishim takim edhe me Ministrin, Skender Reçiqa i cili na njoftojë se ai ka bërë punën e tij dhe ka shqyrtuar buxhetin në afat të mesëm të cilin e ka futur në Ministri edhe vijat buxhetore  të Ligjit për statutin e punëtorëve të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta.

I kërkuam Bytyqit të angazhohet dhe të bëjë kërkesë në emër të Ministrisë së tij pasi që është sponzurues i Ligjit që Qeveria e Kosovës para datës 13 ta qet në rend dite dhe të jep dritën e gjelbër Ligjit për të shkuar në Parlament në mënyrë që neve me na heqë këtë barrë. Nëse pas kësaj date nuk kryhet kjo çështje i tërë sistemi arsimor do të futet në grevë gjenerale që zgjatë në afat të pacaktuar”, ka thënë Jashari.

Tutje, ai ka treguar se Kongresi, si organ më i lartë ka bërë një rezolutë për veprimet e tyre dhe ka caktuar që 13 prilli është i pashmangshëm për grevën gjenerale.

Jasharaj thotë se kjo ndodhë në qoftë se deri atëherë në Qeverinë e Kosovës nuk debatohet dhe nuk merret drita e gjelbër e këtij Ligji për të shkuar  në legjislativ.

“Me gjithë, mirëkuptimin që kisha me z. Bytyqi u dakorduam që kjo çështje të përfundojë deri 13 prill, me arsyetimin se tani janë edhe përgatitjet që fillon testi PISA në të gjitha komunat e Kosovës. Por kjo neve nuk na intereson sepse Qeveria po të dëshirojë këtë do ta kryente për një orë, ndërsa nëse nuk kryhet greva deri në datën në fjalë i tërë sistemi arsimor nuk ndalet nga greva me afat të pa caktuar, ka përfunduar ai.

Ndryshe, i pari i MASHT-it, Shyqyri Bytyqi ka kërkuar nga përfaqësuesit e SBASHK-ut që të shqyrtojnë mundësinë e anulimit të grevës pasi sipas tij do të shkaktonte problem të mëdha në momentin kur janë  në vlugun e përgatitjeve për realizimin e testit PISA 2018 që është interes kombëtar./Indeksonline/