13:14 / E Shtunë, 19 Maj 2018 / indeksADMonline

Ultimatumi i Sindikatës së Punëtorëve të Postës, pas lajmit për ulje të pagave!

Sindikata profesionale e Punëtorëve të Telekomit të Kosovës ka reaguar pas deklaratës së Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, se pas 1 qershorit do të ketë ulje të pagave në mënyrë që të shpëtohet Telekomi nga falimentimi.

SPP në reagimin e sa thotë se ministri Lluka nuk ka njohuri se si kanë shkuar proceset në Postës së  Telekomit të Kosovës, transmeton ‘Indeksonline’.

Të njëjtit përmes një shkrimi kanë bërë thirrje që të rishikohen të gjitha opsionet ku përshihen reduktimet e kontratave të dëmshme, rishikimin e kontratave të qirave si dhe të shpenzimeve të panevojshme që janë bërë deri më tani.

Reagimi i plotë i SPP-së:

Sindikata profesionale e Punetoreve te Telekomi Ne vazhdim SPP.

Për  SPP PTK deklaratat e Minstrit Lluka janë të papranueshme pasi që si duket Ministri opsionin e fundit e jep si të parin, duket se ministri nuk është në njohuri  se si kanë shkuar proceset ne PTK. SPP i bënë thirrje që të rishikohen të gjitha opsionet ku përshihen redukimet e kontratave të dëmshme rishikimin e kontratave të qirave si dhe të shpenzimeve të panevojshme që janë bërë deri më tani.

Sindikata është e palëkundur në qëndrimet e tyre kur vihet në pyetje mbrojtja e mirëqenies dhe te drejtave te punetoreve andaj i bejme thirrje Ministrit qe te kete kujdes me deklarata te tilla pasi qe ato vazhdimisht janë duke zbehur imazhin e PTK, si dhe janë duke demotivuar punetorët që më së paku janë fajtorë për situatën e krijuar./Indeksonline/