11:12 / E Premte, 20 Korrik 2018 / indeksADMonline

“Unë do ta bindi Mbappen për të ardhur në Liverpool”

Fabinho ka zbuluar se do të përpiqet të bindë ish bashkëlojtarin e tij tek Monaco, Kylian Mbappe, që t’i bashkohet atij në Liverpool.

Mesfushori brazilian është transferuar në Liverpool në një marrëveshje me vlerë 45 milionë euro.

Jurgen Klopp ka nënshkruar gjithashtu me Xherdan Shaqirin dhe Alisson Becker në këtë afat kalimtar.

Ndërsa tani Fabinho dëshiron Mbappen, i cili ishte njëri nga lojtarët më të spikatur në Kupën e Botës.

“Ai (Mbappe) ka thënë tashmë se këtë sezon do të qëndroj në PSG, por unë do të përpiqem ngadalë ta bind atë për të ardhur në Liverpool” , ka deklaruar Fabinho. /IndeksOnline/

Temat: