08:13 / E Enjte, 10 Maj 2018 / indeksADMonline

United tregon gjendjen shëndetësore të Fergusonit, ka një kërkesë për tifozët (Video)

Sir Alex Ferguson kishte pësuar gjakderdhje në tru dhe u dërgua në spital gjatë javës së kaluar.

Por gjendja shëndetësore e ish-trajnerit të Manchester United është stabile dhe tashmë është larg çdo rreziku.

76 vjeçari është larguar nga kujdesi intensiv dhe tashmë do të jetë vetëm në kontrolle normale.

Lajmin e ka bërë të ditur skuadra e Manchester United përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

Ata kanë kërkuar nga tifozët që ta kuptojnë familjen pasi privatësia ka rëndësi në këtë fazë jetike.

“Sir Alex Ferguson nuk ka më nevojë për kujdes intensiv dhe do të vazhdojë rehabilitimin si një pacient. Familja e tij është mbingarkuar nga niveli i mbështetjes dhe dëshirave të mira, por vazhdon të kërkojë privatësinë pasi që kjo do të jetë jetike gjatë kësaj faze tjetër të rimëkëmbjes”, shkruhet në njoftimin e Manchester United. /IndeksOnline/