14:24 / E Martë, 13 Mars 2018

Upss: Kur e ngarkon makinën më shumë seç duhet [Video]

Në Chachoengsao të Tajlandës, shoferi i një Ford pickup mendonte se do të mbante me sukses ngarkesën e tij me drunj prej bambu. E vetmja gjë që ai përfundoi duke bërë ishte krijimi i një rrëmuje.

Ne nuk mund ta dimë se sa peshë po mbante makina e tij, por ishte e mjaftueshme për të ndalur atë në përpjekjen e parë.

Në përpjeken e dytë, gjërat shkojnë edhe më keq, pasi drunjt bijnë në tokë dhe duket që nuk ishin siguruar sic duhet, duke gjykuar se sa lehtë rrëzohen. /IndeksOnline/