08:01 / E Premte, 14 Shtator 2018 / indeksADMonline

Uragani Firence mund të përhapë gjarpërinj vdekjeprurës në Karolinë

Ekspertët kanë ngritur frikën se përmbytjet masive nga Uragani Firence mund të përhapin gjarpërinjtë vdekjeprurës.

Ndërsa, urgani goditi bregun e Karolinës së Veriut, parashikimet bënin thirrje për rënie stuhi deri në 11 metra në zona dhe shi i lokalizuar që tejkalonte 40 centimetra gjatë ditëve të ardhshme.

Ujërat e përmbytjeve mundet që shpejt të lejojnë gjarpërinjtë vdekjeprurës të përhapen nga habitatet e tyre nëpër rrugët dhe shtëpitë e qytetit.

“Ata injektojnë helmin, gjë që shkakton shkatërrimin e indeve, humbjen e trombociteve, shkakton gjakderdhje, mund të shkaktojë vdekjen”, tha Gerald O’Malley me spitalin Grand Strand për  Sun News në Karolinën e Jugut, transmeton Indeksonline.

Kushdo që kafshohet nga një gjarpër duhet të kërkojë menjëherë trajtim mjekësor në spital, megjithëse kjo mund të jetë e vështirë për shumë njerëz derisa ujërat e përmbytjeve të pakësohen./Indeksonline/