07:15 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Urimi romantik i Lyrical Son në përvjetorin e martesës

Festim Arifi dhe gruaja e tij, Gresa Krasniqi-Arifi, festojnë katërvjetorin e martesës.

Për ta shënuar këtë datë të rëndësishme në lidhjen e tij, Lyrical Son ka bërë një postim në rrjetet sociale.

“Sinqerisht, të dua, por nganjëherë mendoj se duhet të të urrej, sepse je shumë më e mirë se unë”, ka shkruar reperi duke ia bashkëngjitur hashtagun për katër vite të lumtura në martesë.

Natyrisht se postimi është shoqëruar edhe me një fotografi të përbashkët të çiftit.

Festimi dhe partnerja e tij janë prindër të një vajze që e kanë quajtur Eva. Në ndërkohë, Lyrical Son ka vazhduar të jetë aktiv edhe gjatë këtij viti në realizimin e materialeve të reja muzikore.

Projektet me P.I.N.T. kanë vazhduar, ndërsa sukseset nuk kanë munguar edhe me bashkëpunimet jashtë këtij labeli.

Dueti i tij me Ledri Vulën, “Princess Diana”, që u publikua më 5 qershor, numëron 23.7 milionë shikime në YouTube.